Telegrafi

Koscielany: U befasova nga Arsenali

“Unë vërtet jam befasuar që Arsenali do të mund të interesohej për një lojtar të Lorientit, që ka luajtur vetëm një sezon në Ligue 1. Në kokën time, ishte e qartë që unë do të shkoja atje. Një rast si ky, ju vjen një herë në karrierë. Nuk dua ta humbas atë”.

“Është një botë tjetër kjo! Kur e shihni qendrën stërvitore apo stadiumin, janë vërtet të mëdha. Ka një javë që unë jam transferuar dhe tani e kam më të lehtë. Unë jam kthyer përsëri në tokë. Qëllimi im tani është të luaj”, është shprehur Koscielny për L’Equipe. /Telegrafi/