Këmbimi i përvojave pozitive dhe praktikave të mira për ndërtimin e integritetit institucional dhe personal në sektorin publik dhe planifikimi i zgjidhjeve efikase dhe mekanizmave për zvogëlimin dhe parandalimin rreziqeve prej korrupsionit ka për qëllim punëtoria dyditore ‘Vlerësimi i rrezikut prej korrupsionit në institucionet e sektorit publik’, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Kryetari i Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Igor Tanturovski tha se në Maqedoni është vendosur dhe ka filluar me implementimin metodologjia e përgjithshme për menaxhim me rreziqet, që mund të jetë bazë e mirë për menaxhim me rreziqet nga mashtrimi dhe korrupsioni.
Ai poashtu ka theksuar se lufta kundër korrupsionit kërkon dëshirë dhe kapacitet të institucioneve të cilat janë të përfshira dhe se punëtoria dyditore ka të bëjë me aspektin e dytë dhe konceptin për vlerësimin e rrezikut prej korrupsionit në vend.
I pyetur se në cilët sektorë ka më shumë korrupsion Tanturovski tha se sipas hulumtimeve të fundit fillimisht është gjyqësia, shëndetësia dhe sektorë të tjerë. /Telegrafi/