Site icon Telegrafi

Korrupsioni shënon rritje në Maqedoni

Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBM) e ka përfunduar përpilimin e raportit më të ri për vlerësimin e korrupsionit në Maqedoni, për vitin 2017.

Sipas këtij raportit qytetarët janë pesimistë se korrupsioni mund të çrrënjoset në këtë vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qytetarët konsiderojnë se më të korruptuar janë deputetët, ministrat, lidrët e partive politike, gjykatësit, prokurorët publik dhe të punësuarit në sektorin publik dhe atë shëndetësor.

Tre nga katër qytetarë konsiderojnë se më të korruptuar janë gjykatësit dhe sektori publik, ndërsa mbi 65% konsiderojnë se më të korruptuar janë deputetët, ministrat, liderët e partive politike dhe liderët lokal.

Në vend të parë janë gjykatat dhe prokuroritë, si më të korruptuara, duke u radhitur Ministria e Shëndetësisë dhe sektori publik i shëndetësisë.

Çdo i pesti qytetarë konsideron se korrupsioni nuk do të ulet, kurse 46,9% konsiderojnë se do të vazhdoj të ekzistojë, por mund të ulet.

Vlerësohet se për vitin 2017, 36,3% e qytetarëve janë ekspozuar ndaj korrupsionit, që paraqet rritje, krahasuar me vitin 2016./Telegrafi/

Exit mobile version