Maqedonia nuk ka sistem transparent të mjaftueshëm për kontrollin e financimit të fushatave politike, me çka ju mundësohet kompanive dhe individëve të japin para, pa e ditur se kush është personi apo ajo parti politike dhe me këtë kërkojnë të ndikojnë në mënyrën se si bëhet politika, përcjell Telegrafi Maqeoni.
“Korrupsioni politik në Maqedoni është gjithnjë i pranishëm. Format në të cilat ai paraqitet gjatë kohës para zgjedhjeve është i fokusuar në fushatat zgjedhore, dhe pas mbarimit të fushatave personat apo individët që kanë financuar fushata zgjedhore mundohen që të marrin pjesë dhe të ndikojnë në politikbërjen. Individë të fuqishëm, investojnë para kohe në fushata zgjedhore që të sigurohen se pas zgjedhjeve do të kenë zë më të fuqishëm, gjegjësisht do të mund të ndikojnë në mënyrën të cilën udhëhiqet politika”, deklaroi kryetarja e Transparency International në Maqedoni, Slagjana Taseva.
Ajo theksoi se ky problem vjen pas faktit që në Maqedoni nuk ka një sistem transparent për kontrollimin e financimit të fushatave politike./Telegrafi/