Site icon Telegrafi

Korrupsioni “mbyt” bizneset

Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik (KRPP), edhe një herë është kritikuar në Raportin e Progresit për çështjen e korrupsionit.

Në këtë raport thuhet se korrupsioni është më i shprehur në prokurim gjatë vitit që po e lëmë. Në këtë raport thuhet se rreth 380 ankesa janë pranuar rreth prokurimit publik, ndërsa 330 prej tyre janë trajtuar.

Një ulje e lehtë kjo në krahasim me periudhën e mëparshme raportuese. Raporti thekson se prej 600 zyrtarëve të prokurimit, 530 janë të certifikuar për punën e prokurimit. “Në përgjithësi, kuadri ligjor (i prokurimit) përgjithësisht është në përputhje me standardet e BE-së dhe është jo-diskriminues”, thuhet në raport, i cili thekson se në gjykimet e nivelit të lartë, nëntë njerëz janë gjetur fajtor për akuza të lidhura me korrupsionin në prokurim. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version