Telegrafi

Korrupsioni lë Kosovën pa “Mercedes”

“Babai” i veturave luksoze në botë jo që nuk dëshiron t’i shesë prodhimet e veta në Ballkan, por një vendim të tillë e ka marrë për faktin se Kosova ka një nivel të lartë të korrupsionit, të cilën gjë e konfirmon edhe “Transparency International”, shkruan “Zëri”.

Sipas kësaj të fundit, shteti më i ri në Evropë radhitet në vendin e 112, që do të thotë se konsiderohet si një vend me nivel të lartë të korrupsionit, duke u vendosur kështu në një grup me shtetet si: Algjeria, Egjipti, Moldavia, Senegali dhe Vietnami.

Burimet e sigurta të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se përfaqësuesit e autorizuar të Mercedesit” në Kosovë nuk mund t’iu shesin vetura institucioneve të Kosovës, nëse këto të fundit shpallin tenderë publikë për blerje të veturave të këtilla. /Telegrafi/