Site icon Telegrafi

Korrupsioni i burgjeve në Maqedoni, telefon me internet për 600, pa internet deri në 200 euro

Telefon smart me internet, për disa vite ka qenë çmimi 600-700 euro, ndërsa telefon pa internet vetëm për të folur ka kushtuar 200 euro, ndërsa televizor 32 inç ka kushtuar 500-600 euro, dysheku ka kushtuar 1000 denarë, këto janë një pjesë e çmimeve në burgun e Idrizovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Personeli i pamjaftueshëm i punonjësve të burgjeve, mungesa e njohurive dhe statusi i dobët material dhe financiar, joprofesionalizmi i shprehur përmes përdorimit të tepruar të forcës dhe shfaqjes së korrupsionit janë pjesë e shkaqeve për trajtimin çnjerëzor dhe të papërshtatshëm të personave të dënuar, sipas Raportit në hije për Kapitullin 23 gjatë periudhës e maj 2016 janar 2018, përgatitur nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Maqedonisë dhe Instituti për Politikë Evropiane.

Dhe Departamenti i Shtetit në raportin e tij për të drejtat e njeriut për Maqedoni, ndër të tjera ka theksuar se gjendja më kritike është çështja e torturës nga rojet e burgut.

Ekspertët thonë se në burgjet e Maqedonisë nuk sundojnë ligjet në Maqedonisë, por ligjet e burgjeve, ndërsa korrupsioni jo vetëm që nuk është i paligjshëm, por gjithashtu shkelin të drejtat e njeriut e të burgosurve në hapësirat e dënimit të burgjeve në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version