Site icon Telegrafi

“Korrupsion e shpërdorim detyre”, ja çfarë i çoi në pranga pedagogët e Elbasanit

Gjashtë pedagogë janë vënë në pranga në Elbasan për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv, pasi akuzohen se kanë ndihmuar një studente 31-vjeçare të kalojë provimet në mënyrë të paligjshme përmes një shpërblim financiar.

Gjatë një operacioni policor të koduar “Teza”, janë arrestuar:

O.B – Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.

Z.Gi – Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.

A.Sh – Lënda: Edukimi motorik dhe lojërat lëvizore.

B.G – Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.

E.G – Lënda: Letërsi për fëmijë.

F.T – Lënda: Filozofi e edukimit.

M.H – Lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme.

G.H., i cili mori paratë për t’i dhënë pedagogëve.

Pas një denoncimi nga gazetarët e një emisioni investigativ, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare organizuan operacionin, ku u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.

Gjithashtu, është shpallur në kërkim pedagogu E. G. (51 vjeçe), e cila po hetohet për pjesëmarrje në këtë skemë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /euronews.al/

Exit mobile version