Telegrafi

Korrozioni në disqet e frenave – shkak për shqetësim?

Ju e lini veturën tuaj në parking, shkoni me pushime dhe gjatë kthimit shihni një skenë të zakonshme – një shtresë e hollë korrozioni është kapur në disqet e frenave.

Arsyeja për shqetësim? Kryesisht jo dhe këtë e kanë konfirmuar edhe njëherë gjermanët nga organizata profesionale KÜS.

Ka shumë të ngjarë të jetë ndryshk sipërfaqësor. Në disqet e frenave shfaqet një shtresë e hollë korrozioni, ajo formohet shpejt kryesisht gjatë periudhave të lagështa (vjeshtë), por nuk është e rrezikshme. Problemi zakonisht zgjidhet vetë gjatë udhëtimit të ardhshëm, pas disa frenave korrozioni duhet të zhduket.

Nëse nuk është kështu, nëse korrozioni nuk është zhdukur nga disqet edhe pas disa frenimeve, ai mund të ketë avancuar tashmë.

Pastaj është koha për të shkuar te mekaniku dhe për të zëvendësuar disqet.

Si të shmangni ndryshkun sipërfaqësor?

Rekomandohen spërkatës për mbrojtjen e diskut të frenave për ruajtje afatgjatë të automjetit. Nëse e parkoni veturën në një garazh ku nuk ka (aq shumë) lagështirë, kjo gjithashtu do të ndihmojë. /Telegrafi/