Komisioni Komunal për korrje-shirje është takuar sot me autokombanjerët e komunës së Gjilanit, ku është diskutuar gjendja teknike e autokombajnave, kushtet dhe çmimi i korrjes.
Kryetari i këtij Komisioni, njëherit drejtori Drejtorisë për Bujqësi, Ramiz Ramadani, kërkoi mobilizim të të gjithë aktorëve të përfshirë në fushatë, me qëllim të mbarë vajtjes së fushatës së korrje-shirjeve.
Ai ka kërkuar nga kombajnerët që të pajisen me aparate dhe pajisje tjera shtesë me qëllim të parandalimit të zjarreve eventuale.
Gjithashtu, nga kombajnerët është kërkuar që të mos nxitojnë në fillimin e fushatës para se komisioni ta vlerësoj pjekjen teknologjike të grurit dhe ta bëjë hapjen zyrtare të fushatës.
Komisioni dhe kombajnerët u dakorduan që këtë vit çmimi i korrjes të jetë 110 euro për hektar.
Në komunën e Gjilanit këtë vit janë të mbjellura 2800 me hektarë grurë, 100 hektarë elb dhe 150 hektarë tërshërë, ndërkaq operojnë 69 autokombajna të mjaftueshëm për përfundimin e shpejt dhe të suksesshëm të fushatës. /Telegrafi/