Telegrafi

Korriku – muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, thotë agjencia amerikane

Korriku ishte muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë, ka raportuar një agjenci federale shkencore dhe rregullatore në SHBA.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, të dhënat tregojnë se temperatura e kombinuar e tokës dhe sipërfaqes së oqeanit ishte 0.93 gradë Celsius, mbi mesataren e shekullit të 20-të prej 15.8 gradë Celsius.

Kjo është temperatura më e lartë që kur filloi regjistrimi i temperaturave, 142 vjet më parë. Rekordi i mëparshëm, i regjistruar në korrikun e vitit 2016, ishte i barabartë me atë të vitit 2019 dhe 2020.

Ekspertët besojnë se kjo është për shkak të ndikimit afatgjatë të ndryshimit të klimës.

Në një deklaratë, Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) tha se “ndryshimi i pakëndshëm” i korrikut ishte një shkak për shqetësim.

“Ky rekord i ri shton rrugën shqetësuese që ndryshimi i klimës ka vendosur për globin”, ka deklaruar administratori i NOAA-s, Rick Spinrad. /Telegrafi/