Telegrafi

Korriku i suksesshëm për ATK-në

Numri një i ATK-së Behxhet Hali, tha se faktorët që kanë ndikuar në mbledhjen e të hyrave janë komunikimi më i mirë me tatimpaguesit, aktivitetet në terren si dhe bashkëpunimi me institucionet zbatuese të ligjit.

“Gjatë muajit korrik ATK-ja ka realizuar të hyra në vlerë prej 28.8 milionë euro, që është një ngritje prej 3,6 milionë euro më shumë se sa plani” tha Haliti.

Sipas, tij të hyrat e kësaj periudhe janë më të mëdha për 14.82 milionë euro se sa periudha e njëjtë e viti 2009.

Por problem, për njërin prej institucioneve kryesore në mbushjen e buxhetit të shtetit, mbetet inkasomi i borxheve të cilat kapin shumë prej 265 milionë euro./Telegrafi/