Site icon Telegrafi

Korrigjimi i kufirit s’mund të bëhet pa mbështetjen e fuqive të mëdha

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti e ka quajtur paradoksale që në këto rrethana të flitet për korrigjim të kufirit Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se është i pamundur korrigjimi i kufirit për faktin se të dy shtetet nuk e njohin njëra-tjetrën dhe nuk kanë raporte të konsoliduara e as komunikim diplomatik.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoti ka deklaruar se ideja për korrigjimin e kufirit me Serbinë është e pazbatueshme meqë nuk përkrahet nga vendet e fuqishme.

Ai ka vlerësuar se Kosova duhet të jetë pjesë e dialogut, por në asnjë mënyrë të bëjë koncesione të cilat do të bartin rrezikshmërinë për funksionalitetin e shtetit.

Exit mobile version