Ah kufijtë! Kufijtë, ato vende të cilat ndajnë e nuk bashkojnë, për mua paraqesin errësirë e mungesë qetësie. Historia e kufijve është histori e luftërave, histori e krimeve, histori të cilën popujt e Ballkanit e kanë përjetuar në lëkurën e tyre, por kufijtë janë të një rëndësie të veçantë.
Kur në mes të Evropës, në Berlin u ngrit muri ndarës, ai kufi që historia do ta mbajë mend deri sa bota të mbaroi, i tërë Perëndimi u angazhua të heq qafe atë kufi. Jeta e këtij muri mori fund me 1989, e me këtë rast u shemb një kufi. Kufijtë me dallime të pakta nga ai i Murit të Berlinit, kanë vazhduar edhe më pas. Evropa e Bashkuar e vendosi Murin e Schengenit. Përmes vrimave të këtij muri po futen ata të cilët të etur nga nevoja për shpëtim ekonomik, po mundohen të gjejnë fatin e tyre.
Bashkimi Evropian në bazë të politikës së standardeve Ballkanin, të ashtuquajtur perëndimor po e fton në gjirin e saj. Ballkani, kjo hapësirë ku kufijtë kanë një histori të errët, ku kufijtë kanë harmonizim të pavend, sidomos duke ju falënderuar vendimeve të Evropës po mundohet të plotësoj standardet e vendosura.
Para disa kohësh opinioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor u njohë me rezultatet e fundit të disa shteteve për sa i përket të arriturave në fushën e liberalizimit të vizave, për të kaluar murin e Schengenit. Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia i plotësuan standardet e kërkuara nga Bashkimi Europian, kurse Shqipëria, Kosova dhe Bosnje e Hercegovina sipas standard kërkuesve kanë ende shumë për të bërë.
Nuk dyshoj, që këto vende kanë ende shumë për të bërë. Këto vende, por edhe Ballkani ka nevojë për rishikim e korrigjim të kufijve. Evropa e cila në bagazhin e saj ka shumë “gjynahe” nga Ballkani e di shumë mirë pozitën e të gjitha shteteve të rajonit.
Sa për koincidencë, para disa kohe anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Dana Rohrabaker, i nisur nga realpolitika propozoj si zgjidhje të mundshme për stabilizim të raporteve mes dy shteteve të Ballkanit, pra të Kosovës dhe Serbisë, ndërrimin e territoreve. Si propozim, duke u nisur nga ajo çfarë kamë parë në teren nga vizita e fundit në veriun e Kosovës, për mendimin tim ishte me vend, por si plan i mundshëm, ishte shumë gjysmak.
Duke u bazuar në faktet reale të cilat i ofron pozita e shteteve të Ballkanit dhe padrejtësitë që historia i ka bërë ndaj këtyre shteteve, korrigjimi i kufijve është opsion i paanashkaluar. Opsion të cilin e shpalosë duke analizuar problemet që kanë shtetet e rajonit. Bosnja dhe Hercegovina ka probleme të cilat si pik referimi ka ndarjet, qoftë me Serbinë apo Kroacinë. Kroacia ka probleme me Slloveninë, e me siguri që do ti bëjë probleme edhe Serbisë edhe Bosnjës në një të ardhme. Kosova ka problem veriun e saj. I.R.J e Maqedonisë ka një pozitë të ngjashme me Bosnjën. Serbisë e cila gjatë viteve të ’90 jo për të korrigjuar me të drejt kufijtë e saj, por për të ngopur apetitet bëri krime në Kroaci, gjenocid e urbicid në Bosnje e Hercegovinë, gjenocid dhe eksod të popullatës në Kosovë, ende nuk ka shuar apetitet e saja.
Renditja e problemeve që kamë përmendur më jep të drejt të kërkoj korrigjim të kufijve në Ballkan, por edhe duke qenë i bindur se Bashkimi Evropian, për të çilen kemi krijuar përshtypje se atje edhe mutit i vjenë era ndryshe nga këtu, me cinizëm do të na mbajë larg. BE nuk do ta pranonte në gjirin e saj një Bosnje çfarë është tani, as një Kosovë çfarë është tani, as një Kroaci me problemet që ka me fqinjin e saj, as një Maqedoni e cila ka probleme nga katër anët e saj, për veç me Shqipërinë, por as një Serbi me pretendimet e saja të egra ndaj vendeve fqinje. Kufijtë duhet të korrigjohen në tërë Ballkanin, e jo të kërkohet ndonjë transfer i territoreve, siç e propozoj kongresisti amerikan. Sipas efektit domino, një gjë të tillë do të kërkonte Serbia ta bëjë me Bosnjën dhe Hercegovinën duke i marrë asaj të ashtu-emëruarën Republika Serbe e duke i dhënë pjesën e Sanxhakut që i ngeli asaj kur u shpërbë bashkësia shtetërore Serbia dhe Mali i Zi.
Ndërrimi i territoreve është jo produktiv, korrigjimi i kufijve do të dridhte zemrat e jo realistëve por do të qetësonte rajonin. Kosova e shpalli pavarësinë e saj me 17 shkurt të vitit 2008, por shpirti i popullit shumicë e do korrigjimin e kufijve, e di se Kosova Lindore duhet të jetë pjesë e asaj që i përket. I.R.J. e Maqedonisë është shteti më artificial i rajonit, atë si shtet e mbajnë shqiptarët.
Siç e thash edhe më lart, historia e kufijve është histori e luftërave, por korrigjimi i kufijve në Ballkan duhet të ndodhë. Edhe pse Bashkimi Evropian po na jep leksione për mos rëndësinë e kufijve, kufijtë kanë pas e do të kenë rëndësi të veçantë. Te korrigjohen kufijt në rajon është mëse e domosdoshme. Me vendosjen e kufijve te cilët nuk ndajnë por stabilizojnë kjo pjesë e Europës do qetësohej e do të përparonte. Korrigjimi i kufinjëve do të relaksonte marrëdhënjet fqinjësore në rajon.
(Autori është analist dhe hulumtues i pavarur)