Site icon Telegrafi

Korrigjimi estetik i hundës në shekullin e XIX-të: Libri i rrallë tregon arritjet e para në kirurgjinë plastike, të realizuara para 185 vitesh (Foto)

Është prezantuar para publikut libri ekstrem i rrallë, që tregon për intervenimet estetike në hundë të realizuara para 185 vitesh.

Profesori gjerman Johann Friedrich Dieffenbach, ka vënë themelet e këtyre intervenimeve, që u bënë bazë e teknikave moderne, të cilat i dokumentoi në një libër të publikuar më 1833, transmeton Telegrafi.

Ky libër, tregon se intervenimet kirurgjike në hundë nuk janë vetëm obsesion i shekullit të XXI-të, megjithëse teknikat e Dieffenbach mund të hyjnë në punë edhe sot e kësaj dite. Pjesa tjetër e kapitujve, nuk është për ata që kanë gjendje të dobët shëndetësore.

Intervenimi në hundët e deformuara

Në një prej skicave, tregohet se si largohet tumori prej hunde, kurse një tjetër detajon formën se si rregullohet hunda e ‘gjymtuar prej sëmundjes’.

Përmes një kapitulli të veçantë, tregohet në detaje se si formësohet një hundë e re, me anë të lëkurës së marrë prej krahut.

Aty saktësohet se si hiqet kërci, që t’i ndryshohet forma hundës – shembull ky që tregon se kjo ishte vetëm për çështje kozmetike, se sa për nevoja shëndetësore.

Format e para të rinoplastikës

Libri me 159 faqe, që ka 26 diagrame të detajuara, është shitur në ankand për tetëmijë euro, te një koleksionues privat.

“Dieffenbach ishte pionier i rinoplastikës dhe intervenimeve kirurgjike. Ai ishte në mesin e të parëve mjekë, që i mpinte pacientët para intervenimit”, ka thënë Sharon Gee, studiues i mjekësisë.

Pos këtyre shkrimeve, pritet që së shpejti të publikohet edhe një libër tjetër nga i njëjti autor, që tregon për rikonstruktimin e një hunde të shkëputur. /Telegrafi/

Exit mobile version