Site icon Telegrafi

Korrektori eliminon skuqjet dhe defektet e lëkurës

Labinota Pallaska
Profesoreshë e grimit

Korrektori me bazë të gjelbër neutralizon skuqjet dhe rrafshon lëkurën, ndërsa ajo bezhë ndriçon zonat e hijeve, hijet nën sy dhe puçrrat/pikat e vogla.

Apliko korrektorin në sasi të vogla në zonat e skuqura, hijet dhe defektet. Me prekje të lehta apliko produktin derisa ngjyra të absorbohet në lëkurën tuaj.

Nëse keni lëkurë të zbehtë, zgjidhni korrektor me ngjyrë rozë/bezh me grimca që shpërndajnë dritën. Nëse aplikohet në sasi të vogla në ballë, hundë, faqe dhe mjekër, do të ringjallë ngjyrën tuaj të lëkurës në çast!

Nëse keni lëkurë me nuancë të mbyllur, zgjidhni korrektor me ngjyrë kajsi dhe aplikojeni në mollëza për të ndriçuar lëkurën tuaj. /Telegrafi/

Exit mobile version