Sezoni i raportimeve tremujore nga korporatat nuk ka qënë shumë i dëmshëm për investitorët, pasi kompanitë më të mëdha kanë arritur të menaxhojnë kërkesën e dobët nëpërmjet uljes së kostove dhe inovacionit për të ofruar të ardhura në përputhje me parashikimet.
Rreth 1/5 e kompanive europiane kanë raportuar deri më tani fitimet e tyre dhe 60% e tyre kanë tejkaluar parashikimet e analistëve. Aksionet ciklike, që janë të lidhura ngushtë me ciklin ekonomik, kanë publikuar rezultate më të mira se parashikimet, pasi analistët ulën përditshmëritë e tyre për shkak të gjendjes së ekonomisë në muajt e fundit.
Ndërsa aksionet mbrojtëse, si shembull kompanitë e ushqimeve apo të shërbimeve që janë pak të lidhura me ciklin e ekonomisë, kanë performuar më dobët, në mënyrë të veçantë ato kompani që mbështeten në vendet në zhvillim. Kompanitë që janë të varura nga ekonominë e zhvilluara, përshembull ato industriale si Volksëagen, po sfidojnë parashikimet e dobëta, të ndihmuara nga euro e dobët që i bën eksportet me konkurruese.
Por pavarësisht këtyre zhvillimeve, indeksi Pan-Europian FTSEurofirst 300 preku nivelin më të ulët në 13 muajt e fundit për shkak të frikës së ngadalësimit të ekonomisë globale dhe kërcënimit të deflacionit në Eurozonë. Të dhënat e dobëta ekonomike të muajit të kaluar, sidomos në Gjermani, kanë ulur pritshmëritë për fitimet e korporatave në tremujorin e fundit të këtij viti. /Telegrafi/