Korporata Rugove në bashkëpunim me Qendrën Rinore “Atë Lorenc Mazreku”, ka realizuar aktivitetin “Të pastojmë Rugovën”, duke pasur për qëllim ruajtjen e ambientit të bukur në Rugovë. Gjatë këtij aktiviteti që është mbajtur me 30 gusht të këtij viti, punëtorët e ´´Rugove´´ bashkë me të rinjë të kësaj qendre, kanë pastruar disa pjesë të natyrës në Rugovë.
Produkte të “Rugove” u dhuruan për te gjithë të rinjtë e Qendrës Rinore “Atë Lorenc Mazreku”, që dhanë kontributin e tyre në këtë aktivitet.
Korporata Rugove, si prodhues i produkteve 100% Natyrale, gjithmonë i kushton rëndësi të vecantë ruajtjes dhe kujdesit ndaj natyrës dhe pasurive të saj.