Korporata Rugove ka vazhduar në përkrahje të klubeve nëpër sportet e ndryshme.
Pasi janë në shumë sporte nga futbolli, te basketbolli e deri te Xhudo, Ujë Rugove tani do të jetë sponsor edhe në sportin e Ping Pongut.
Korporata Rugove ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me klubin e Ping Pongut ‘PriPing’.
Njoftimi i plotë nga Korporata Rugove
Jemi krenar të njoftojmë se dje, në Pallatin e Rinisë, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme sponsorizimi mes Korporatës Rugove dhe KPP “PriPing”.
Ky bashkëpunim i pasur shënon fillimin e një partneriteti të veçantë dhe inkurajues për masovizimin e sportit të PingPongut.
Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, dhe Kryetari i Klubit PriPing, Kastriot Orana, udhëhoqën ceremoninë e nënshkrimit në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u shprehën gëzimi dhe entuziazmi për këtë bashkëpunim të ri.
Ujë Rugove do të jetë Uji Zyrtar i Klubi i Pingpongut Priping, duke mbështetur kështu talentë të ri dhe promovuar aktivitetin sportiv mes brezave. Ky partneritet synon të sjellë energji dhe pasion në botën e pingpongut.
Edhe pse një klub i ri i FPPK-së, ‘’Priping’’ shpejt ka bërë vend në Superligën e Kosovës, duke u shpallur disa herë nën kampion i Superligës dhe Ligës Unike Kosovë Shqipëri, si dhe Kampion i Kupës së Kosovës në vitin 2022.
Në vitin 2023, PriPing u bë klubi i parë i Federatës së Pingpongut të Kosovës që mori pjesë në një garë Evropiane, ata debutuan me fitore kundër ekipit prestigjioz STK Zagreb në “Europe Trophy”. /Telegrafi/