Më 20 Tetor në Prishtinë u mbajt manifestimi vetëdijësues kundër kancerit të gjirit ku bashkëorganizatorë ishin Korporata Rugove.
Përgjatë muajit tetor Korporata Rugove u bashkangjit në tubimet e hapura në shtatë komuna të Kosovës me qëllim të shpërndarjes së informatave për rrezikun e kancerit të gjirit dhe mënyrat e zbulimit të hershëm.
Gjithashtu, Korporata Rugove tashmë ka instaluar aparate uji ne Institutin Onkologjik të Kosovës dhe ka filluar furnizimin me ujë në këtë institut për pacientët, familjarët dhe personelin që kujdeset për pacientë.