Site icon Telegrafi

Korporata Rugove dhe KB Trepça me partneritet që shndritë qiellin e basketbollit

Korporata Rugove ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me KB Trepçën për të vazhduar së bashku drejt sukseve.

Përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, u konfirmuar se uji që tashmë ka rrugëtuar me shumë kampionë do të jetë edhe tek njëri ndër klubet më të mëdha të basketbollit në vend.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të Korporatës Rugove:

Korporata Rugove dhe KB TREPÇA, partneritet i ri që shkëlqen në qiellin e basketbollit! ???

Sot kemi kënaqësinë të njoftojmë publikun se kemi nënshkruar marrëveshje sponsorizimi me klubin e madh të basketbollit, KB Trepça, për të fuqizuar edhe më shumë klubin drejt sukseseve të reja në skenën e basketbollit.

Duke e mbështetur sportin vendor dhe duke promovuar pasionin për sportin e basketbollit, ne jemi të përkushtuar që të kontribuojmë në rritjen e suksesit të KB Trepça dhe në masovizimin e këtij sporti të mrekullueshëm në të gjithë vendin.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi u nënshkrua nga Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, z. Dëfrim Puka, dhe Përfaqësuesi i Klubit, z. Astrit Misini, në palestrën Minatori, me ç’rast tani e tutje Ujë Rugove do të jetë Uji Zyrtar i KB Trepça.

KB Trepça është një ndër klubet më të suksesshme në Kosovë, si dhe kampion aktual i Kupës së Kosovës në basketboll, me një tifozeri të zjarrtë prapa vetes! /Telegrafi/

Exit mobile version