Site icon Telegrafi

Korporata “Dukagjini”  shpërndan libra për nxënësit

Pas gjashtë muajsh nxënësit u janë kthyer bankave shkollore.

Ndonëse ky vit është më ndryshe prej viteve tjera Elena Mujaj është e lumtur që po kthehet në shkollë.

“Normalisht se ky vit nuk ka filluar si vitet tjera. Kemi pasur pak pengesa pasi është dashur të shkojmë në shkollë me maska por shkolla është e rëndësishme”, deklaroi për RTV Dukagjini Elena Mujaj, përcjell Telegrafi.

Korporata Dukagjini ka ndihmuar me libra shumë komuna të Kosovës. Njëra ndër shkollat që kjo komunë ka ndihmuar me libra është edhe shkolla ”Hil Mosi” në Pejë.

Mësimdhënësja Shpresa Podrimqaku vlerëson ndihmën e dhuruar nga “Dukagjini”.

“Duhet të falënderoj Dukagjinin që na i ka dhuruar librat dhe që nuk ka hezituar aspak…Neve na kanë lënë për fund, por na kanë dhuruar të gjitha librat”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Drejtori i shkollës “Hil Mosi” në Jabllanicë të Pejës, Riza Mujaj thotë se korporata “Dukagjini” si çdo herë kujdeset të mos mungojë asnjë libër.

“Korporata “Dukagjini”  është furnizues i përpiktë. Nuk e kemi asnjëherë asnjë problem sa i përket numrit të ekzemplarëve. Nëse neve na mungon ndonjë libër deshëm apo jo procesi mësimor do të ketë ngecje. Ne falë angazhimit të kësaj kompanie  qëndrojmë shumë mirë edhe këtë vit për çka i falënderojmë shumë”, deklaroi Riza Mujaj.

Ai shpreson se fillimi i këtij viti do të jetë i mbarë, ndërsa do t’i kushtojnë vëmendje masave mbrojtëse ndaj virusin COVID-19./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version