Korporata ‘Dukagjini’ ka marr vendim që të ndaj 20 mijë euro ndihmë për të gjithë të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar që ka goditur Shqipërinë.
Lajmi është bërë i ditur para pak minutash në emisionin Debat Plus, ku po diskutohet pikërisht për zhvillimet pas tërmetit.
Ky vendim po ashtu është parë edhe si nevojë për bashkëngjitjen edhe të ndihmave tjera që duhet të vijnë nga ata që kanë mundësi ta bëjë një gjë të tillë.
Korporata Dukagjini po ashtu gjatë gjithë ditës ka përcjell me vëmendje zhvillimet në Shqipëri, ndërsa ka qenë edhe në kontakt të vazhdueshëm me autoritet e ambasadës së Shqipërisë në Kosovë për të ofruar ndihëm edhe në forma të tjera pas kësaj tragjedie. /Telegrafi/