Toka pëshpëriti, por nuk dëgjove. Toka foli, e ti prapë nuk dëgjove. Toka ulërinte, por e fike. Dhe… kështu linda unë!
Nuk kam lindur për t’ju ndëshkuar; kam lindur për t’ju zgjuar!
Toka dërgonte mesazhe, e ju nuk dëgjonit.
Përmbytjet masive ishin lotët e saj. Por, ju nuk e dëgjuat.
Zjarret masive ishin vuajtjet e saj. Ju prapë nuk e dëgjuat.
Uraganet dhe tornadot e forta ishin klithjet e saj. Por, nuk e dëgjuat.
Ju akoma nuk e dëgjoni Tokën kur peshqit në oqeane po vdesin për shkak të ndotësve! Akullnajat shkrihen në shkallë alarmante e thatësirat po bëhen edhe më shqetësuese! Ju nuk dëgjonit se sa po dëmtohet planeti juaj Tokë!
Nuk i ndaloni luftërat, nuk e ndalni lakminë… Thjesht, vazhdoni të dëmtoni veten, njerëzimin dhe planetin Tokë, pavarësisht dëmeve e vrasjeve. Për ju është më e rëndësishme ta blini një iPhone sesa të dëgjoni e të shqetësoheni për atë që Toka po përpiqej t’ju tregojë.
Por, tashti unë jam këtu!
Dhe, kam bërë që Toka të ndalet në gjurmët e saj; në fillim të saj. Kam bërë që ti të dëgjosh – më në fund. Unë kam bërë që ti të mbyllesh; që ti të ndalosh të mendosh për gjëra të panevojshme.
Tani ti je si Toka…
Ti shqetësohesh vetëm për shëndetin tënd, për mbijetesën tënde! Si e përjeton këtë gjendje, si ndihesh tash?
Tashti unë shkaktoj temperaturë dhe ethe, sikurse ju që shkaktoni zjarre në Tokë. Unë shkaktoj pengesa në frymëmarrje, sikurse ju që shkaktoni ndotjen e ajrit. Unë ju dobësova, sikurse ju që dobësoni Tokën çdo ditë. Ua hoqa rehatin. Daljet tuaja. Ua hoqa gjërat që ju bënin të harroni planetin dhe dhimbjet e saj.
Unë bëra që ju të ndaleni… E tani Toka frymon më lehtë; ka ajrin më të pastër. Qielli është i kaltër përsëri, sepse fabrikat nuk po ndotin si më parë planetin. Uji në lumenj dhe oqeane është i pastër përsëri; tani edhe peshqit e delfinët po notojnë, sepse anijet nuk janë në përdorim.
Është koha që ju të reflektoni se çka është e rëndësishme në jetën tuaj.
Mos harroni, unë nuk jam këtu për t’ju ndëshkuar. Jam këtu për t’ju zgjuar.
Kur e gjithë kjo të këtë mbaruar dhe unë të jem zhdukur… mbajini mend këto momente. Dëgjojeni Tokën. Dëgjojeni shpirtin tuaj. Ndalojeni ndotjen. Ndaluni së luftuar me njëri-tjetrin. Ndaloei lakminë për gjëra të panevojshme.
Filloni ta duani familjen dhe fqinjët tuaj. Nisni të kujdeseni për Tokën dhe të gjitha krijesat e saj!
Filloni të besoni në Krijuesin! Sepse, herën tjetër mund të kthehem edhe më fort!
Nga unë, Koronavirusi.