Site icon Telegrafi

Kori Siparantum performon në koncertin “Midnight Sounds” në Spanjë – vlerësohet lart nga publiku

Kori Siparantum po përfaqëson Kosovën në Kupën Botërore të Koreve, gara që po mbahet në Spanjë, e që do të vazhdojë deri më 29 tetor.

Grupi i cili përfaqëson shtetin tonë është në mesin e 34 shteteve pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Mbrëmë, Kori Siparantum performoi në koncertin “Midnight Sounds” në Església de Santa Maria i Sant Nicolau, Calella, e që kjo performancë u vlerësua lart nga publiku.

Foto/Arben Llapashtica

“Mbrëmë në ora 22:00, në Església de Santa Maria i Sant Nicolau, Calella, Kori Siparantum performoi me sukses në koncertin ‘Midnight Sounds’, së bashku me Gwangju Dong-gu Choir nga Koreja e Jugut dhe Maîtrise de Seine-Maritime nga Franca. Performanca e Korit Siparantum, u vlerësua lart nga publiku, duke lartësuar edhe një herë artin koral të Kosovës në skenën ndërkombëtare”, ka shkruar grupi në një postim në Facebook.

Ata po ashtu kanë ndarë edhe pamje nga performanca e tyre.

Foto/Arben Llapashtica

Kupa Botërore e Koreve ka filluar nga data 23 e do të vazhdojë deri më 29 tetor. /Telegrafi/

Foto/Arben Llapashtica
Foto/Arben Llapashtica
Foto/Arben Llapashtica
Exit mobile version