Nga data 4 deri 7 maj Kori i Shkollës se Muzikës do të realizojë tri shfaqje kulturore ne Venecia të Italisë. Një shfaqje do të realizohet në "Basilica di San Marco", një shfaqje ne “Mestre” dhe një shfaqje tjetër në kishën e “Shen Lio’s” në Venezia.
Dirigjenti i këtij programi Memli Kelmendi tha: “Kjo për ne është ngjarje historike e cila vështire mund te përsëritet, sepse të marrësh pjesë në këto vende është ëndërr e muzicientëve me të mëdhenjtë të botës, ngase aty duhet te aplikohet 2 deri ne 3 vjet përpara dhe pastaj është pikëpyetje pjesëmarrja. Kjo është një shans shumë e mirë për mua si artist dhe për te gjithë neve ku ne do ta prezantojmë jo vetëm Pejën por edhe Kosovën”.
Do të paraqiten vepra nga kompozitorë shqiptarë dhe botërorë: R.Rudi,D. Zeqiri-Nushi, M.Vako, M.Kelmendi, S.Kolonja,ERA, C.Mansell, Z.Kodaly, H.Zimmer, G.Palestrina, C.Lawry, K.Jenkins etj, dhe dy vepra do te jene premiere – Duaj nga Dafina Zeqiri-Nushi dhe Ex Aples Rugova nga Memli Kelmendi . Ne program do te ketë vepra nga periudha e Renesancës deri te muzika bashkëkohore.
Duhet theksuar se te gjithë nxënësit janë me te vërtete te shkëlqyeshëm dhe plote entuziazëm.
Me angazhimin dhe përkushtimin e Komunës se Pejës, respektivisht Drejtoratit për Kulture Rini dhe Sport, profesorit Memli Kelmendi me bashkëpunëtorë, Korit te shkollës se muzikës së Pejës, Qendrës Rinore "Ate Lorenc Mazrreku", qendra e produksionit filmik "PINEFIELD" nga Peja, do të mbahet ky eveniment kulturor.
Ky aktivitet kulturor është mundësuar nga Patriarcato di Venezia; Caritas Veneziana dhe Ambasada e Italisë. Falënderimet me të mëdha shkojnë për qytetarin e nderit të komunës se Pejës, Monsignor Dino Pistolato i cili e ka bërë te mundur ketë aktivitet madhështor të kulturës.