Telegrafi

Koret raciste ndërprejnë finalen e kupës së Maqedonisë

Koret nacionaliste dhe raciste nga tifozët shqiptarë dhe atyre maqedonas kanë ndikuar që ndeshja të ndërpritej.

Menjëherë pas fillimit, ndeshja ishte ndërprerë dy herë nga pesë minuta për të vazhduar më pas, para se të ndërpritej definitivisht.

Tifozeria e Shkëndijës besohet se ka brohoritur në slloganet "UÇK", "O sa mirë me qenë shqiptar", "Shqipëri Etnike", teksa këto thirrje nuk janë pritur mirë nga tifozët maqedonas që janë kundërpërgjigjur me kore raciste anti-shqiptare.

Vendimi i Federatës Maqedonase të Futbollit (FFM) që të mos zhvillohet kjo ndeshje ka ardhur pas konsultimit me kryesitë e të dyja klubeve. /Telegrafi/