Telegrafi

Koreografia brilante e tifozëve të Dortmundit në ndeshjen ndaj Barcelonës

Gjithmonë mund të mbështeteni tek tifozët e Borussia Dortmund për të prodhuar një natë të paharruar evropiane në Signal Iduna Park, por paraqitja e së martës e ‘Murit të Verdhë’ (tribunës së tifozëve verdhezinjë) ishte absolutisht jashtë kësaj bote.

Dortmund dhe Barcelona barazuan 0-0 në mbrëmjen e së martës në ndeshjen e vlefshme për grupin A në Ligën e Kampionëve.

Por, mijëra tifozë të vendasve të vendosur pas golit krijuan një efekt mahnitës vizual ku shkruante ‘BVB’.

Sa i përket shfaqjeve dhe koreografive të tifozëve, askush nuk i afrohet atyre të klubit të madh gjerman.

Në vitin 2017, tifozët më të apasionuar në botë zbuluan një krijim artistik mahnitës për të frymëzuar heronjtë e tyre për serinë prej 16-të fitoreve radhazi. /Telegrafi/