Telegrafi

Koreografi i Beyonces po qëndron në Prishtinë, takohet me menaxherin e Ledrit dhe Erës (Foto)

Koreografi personal i divës së muzikës, Beyonce, Chris Grant po qëndron në Prishtinë.

Ai është parë teksa shoqërohet me menaxherin e Ledri Vulës dhe Era Istrefit, Faton Shoshi.

Por, i vetmi që ka publikuar imazhe në rrjetet sociale është Granted duke publikuar disa fotografi në Instagram, kurse Shoshi ka zgjedhur të heshtë.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një takim thjesht miqësor mes dy djemve apo një takim pune, kjo mbetet të shihet në ditë në vijim.

Ndryshe, Era dhe Ledri janë duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikojnë gjatë muajve të ardhshme. /Telegrafi/