Mesfushori i Ballkanit, Meriton Korenica, ka vazhduar me paraqitje të mira, duke shënuar një super gol ndaj Shkupit.
Tutje ai shtoi se skuadra bëri lojë të mençur duke e ditur se Shkupi ka lojtarë kualitativ.
“Ishte një lojë shumë e vështirë, duke ditur që Shkupi bën lojë të mirë. Iu qasëm ndeshjes maksimalisht dhe e bëmë atë që e kemi punuar gjatë javës. Shpresojmë ta mbrojmë rezultatin 2-1 dhe të avancojmë në fazën grupore”.
“Loja ishte e hapur, me shumë posedim të topit. Shkupi e ka pasur posedimin, ne bëmë lojë të mençur, duke ditur që Shkupi ka shumë individë të mirë”.
“Shpresojmë që të kalojmë në fazën tjetër. Ne e luajmë lojën tonë, nuk e shikojmë cili është kundërshtari”.
“Sonte e kishim kujdesin dhe shënuam dy gola. Do të bëjmë gjithmonë lojën tonë. Janë edhe 90 minuta dhe shpresojmë të mos shkojmë në lojën shtesë:, ka thënë Korenica.
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1560364723157204993
Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në “Fadil Vokrri”. /Telegrafi/