Meriton Korenica ishte nga ata që shënoi në humbjen e Ballkanit ndaj Slavia Pragës me rezultat 3-2.
Kjo ndeshje e vlefshme për xhiron e dytë të Grupit G të Ligës së Konferencës, doli të jetë mjaftë interesant, sidomos në pjesën e parë.
Korenca shënoi në minutën e 29-të për epërsinë e Ballkanit prej 2-1.
“Ishte një ndeshje me ritëm shumë të lartë. Ne i pësuam golat nga pakujdesia e jonë. Por po dalim nga stadiumi kryelartë”.
“Na mungoi qetësia para portës në disa raste. Megjithatë, shpresojmë që ky të jetë një mësim shumë i mirë për ne”, ka thënë Korenica. /Telegrafi/