Site icon Telegrafi

Korenica: Brenda dy viteve do ta zgjidhim problemin e ujit (Video)

Kandidati për kryetar të Rahovecit, Visar Korenica, në emisionin “Debat – D”, të RTV Dukagjini, ka theksuar se brenda dy viteve do të zgjidhet problemi i ujit.

Ai ka thënë se do ta rregullojnë sistemin momental të furnizimit me ujë, në një pjesë të madhe të Komunës dhe në fshatra.

Korenica ka theksuar se do të angazhohet që të ketë pika grumbulluese në tre fshatra dhe në qytet, duke shtuar se do të angazhohet që të ketë rregullim të rrugëve fushore, rregullimi i shtratit të lumenjve, si dhe ruajtja e tokave nga përmbytja.

Ai ka treguar edhe broshurën “Jepi Kokrrën Rahovecit”, përmes së cilës sipas tij, do ta bëjë ndryshimin e madh që siç thotë ai quhet “Rahoveci, qytet në çdo fshat”.

Korenica thotë se ai ka 10 pika të zotimeve të realizueshme për të cilat qytetarët mund t’i kërkojnë përgjegjësi pas katër viteve.

Ndër zotimet e tij janë 24 orë ujë në gjithë komunën në një projekt prej 200 mijë eurosh, shujta falas për fëmijë nga klasa 1 deri 5, lidhja socio ekonomike e fshatrave me qytetin me transportin publik me dy linja të autobusëve urban, bujqësinë dhe përkrahjen e kulturës dhe sportit. /Telegrafi/

Exit mobile version