Koreja Veriore ka publikuar një video-xhirim propagandistik, me të cilin kërcënon të shkrepë raketat balistike në afërsi të territorit amerikan Guam.
Shteti që paraqet rrezikun kryesor për sigurinë në botë ka kërcënuar SHBA-të me “hakmarrje të pamëshirshme”, për shkak të injorimit të paralajmërimit të Phenianit në lidhje me stërvitjet e përbashkëta ushtarake amerikane me Korenë Jugore.
Në xhirimin, i cili zgjat vetëm katër minuta, shihen pamje ku “rolin kryesor e luan” presidenti amerikan Donald Trump dhe atë në një varr plot kryqe, derisa zëvendës presidenti Mike Pence shfaqet i rrethuar nga zjarri, shkruan gazeta britanike “Telegraph”.