Koreja e Veriut ka konfirmuar se ka kryer një test bombe me hidrogjen, duke e shpallur atë si “një sukses të plotë”.
Televizioni shtetëror i Koresë së Veriut ka transmetuar imazhe që shfaqi udhëheqësin Kim Jong-un duke nënshkruar urdhrin për të kryer testin bërthamor.
‘Test ishte më i madh se bomba e Nagasaki’,thuhet ne njoftimin e televizionit shtetëror
Vlerësimet e menjëhershme mbi madhësinë e shpërthimit të së dielës, kanë ngritur alarmin, duke thënë se bëhet fjalë për bombë 100 kilotonë.
Qeveria japoneze ishte e para që njoftoi sot se “Koreja e Veriut ka kryer testin e gjashtë bërthamor pas një dridhjeje të shkaktuar nga njeriu, që u regjistrua në veri të vendit, jo larg zonës së testit bërthamor Punggye-ri, njofton CNN.
Të dhënat sizmologjike nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA tregoi se një shpërthim shkaktoi një dridhje me një magnitudë 6.3 ballë në verilindje të vendit, duke ngitur kështu dyshimet e para për test bërthamor.
Në krahasim, bomba e hedhur nga SHBA-ja në Nagasaki në gusht 1945 ishte rreth 20 kilotonë.