Telegrafi

Koreja Veriore teston suksesshëm raketat nukleare

Koreja Veriore ka lëshuar një njoftim ku thotë se ka kaluar me sukses testin e pestë nuklear, shkruan BBC.

Lajmi nga media e shtetit në Korenë Veriore është dhënë disa orë pasi ishte hetuar një lëvizje sizmike në atë pjesë ku është thënë se po zhvillohet testimi, përcjellë Klan Kosova.

Koreja Jugore beson se ky ishte testi më i madh deri tani nga Veriorët, duke ngjallur kështu frikë se shteti diktatorial me këtë testim të fundit ka treguar se posedon armë të vërteta nukleare.

Presidenti koreanojugor, Park Geun-hye, e ka quajtur një “vet-shkatërrim” që tregon “çmendurinë e maniakut”, Kim Jong-un.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar për “pasoja serioze”.

Ministri i Jashtëm i Kinës ka deklaruar se Pekini është komplet kundër këtij testimi dhe ka kërkuar nga Koreja Veriore që të ndalojë me këto aksione që do ta përkeqësojnë situatën.

Ndërsa Veriorët kanë thënë se testi ishte “një zhvillim i ri i kokave bërthamore”, dhe se tani janë në gjendje të vendosin koka nukleare në raketa balistike.