Site icon Telegrafi

Koreja Veriore do të ndërmarrë masa në rast të sanksioneve të reja

Koreja Veriore njoftoi sot se do të ndërmarrë masa adekuate nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të miratojë edhe një rezolutë për sanksione kundër këtij vendi, si përgjigje ndaj testimit të raketës balistike ndërkontinentale ICBM javën e kaluar.

Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë Veriore ka bërë të ditur në kumtesë, të cilën e transmeton agjencia shtetërore veri-koreane KCNA, se testimi i ICBM ishte ushtrim, përkatësisht e drejtë legjitime e Koresë Veriore për vetëmbrojtje ndaj kërcënimeve nukleare nga ana e SHBA-ve, transmeton Reuters.

Exit mobile version