Koreja e Veriut do të mbajë sot paradë ushtarake, me rastin e 70-vjetorit të themelimit të saj.
Parada do të zhvillohet një ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore në Korenë e Jugut.
Parada ushtarake zakonisht mbahet në prill, por këtë vit është zhvendosur më 8 shkurt.
Përpara nisjes së saj, Televizioni Qendror Korean po tregon video arkivi të udhëheqësve të mëparshëm, peizazhin lokal dhe filma propagandistikë, transmeton Evropa e Lirë.
Ekspertët thonë se Koreja e Veriut pritet të shfaqë në paradë raketat e saj me rreze të gjatë veprimi.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se parada nuk duhet të mbahet sot, pasi fokusi duhet të jetë te Lojërat Olimpike.
Koreja e Veriut ka thënë se nuk e ka ndërmend të takojë zyrtarë amerikanë gjatë Lojërave.