Site icon Telegrafi

Koreja Veriore kërcënon SHBA-të

Koreja Veriore ka bërë të ditur sot se është e gatshme që SHBA-ve t’i japë “leksion serioz” përmes forcave të veta strategjike nukleare, nëse Uashingtoni ndërmerr aksion ushtarak kundër Pjong-jangut.

Regjimi komunist i Kim Jong-um njëherësh ka porositur se programi i tij nuklear dhe raketor nuk do të vendoset në tryezën e bisedimeve.

Pjong-jangu sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara i ka quajtur “të paramenduara” dhe ka paralajmëruar “kundër-masa të fuqishme” dhe aksione të duhura, transmeton Reuters.

Exit mobile version