Site icon Telegrafi

Koreja Veriore: Dyert tona janë të hapura për amerikanët e vullnetit të mirë

Koreja Veriore ka kritikuar sot vendimin e SHBA-ve për t’ua ndaluar shtetasve amerikanë që të vizitojnë këtë vend, ka bërë të ditur agjencia shtetërore KCNA.

Agjencia shkruan se nuk ka arsye që të huajt të ndihen të kërcënuar në Korenë Veriore.

“Dyert tona janë të hapura për të gjithë amerikanët e vullnetit të mirë, të cilët vizitojnë vendin tonë dhe dëshirojnë të shohin realitetin tonë”, ka thënë një zëdhënës i paemëruar i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë Veriore.

Departamenti i Shtetit amerikan më herët ka bërë të ditur se ndalesa do të hyjë në fuqi më 1 shtator, dhe se mund të ketë përjashtime për gazetarë dhe punëtorë humanitarë.

Ndalimi është vendosur pas vdekjes së studentit amerikan Otto Warmbier, i cili në Korenë Veriore është dënuar me 15 vjet punë të rëndë për shkak të tentimit për vjedhje.

Sipas disa vlerësimeve, Korenë Veriore në vit e vizitojnë deri 5 mijë njerëz dhe në mesin e tyre janë edhe disa qindra amerikanë, transmeton KosovaPress.

Exit mobile version