Koreja e Veriut ka thënë sot se ka arrestuar një tjetër qytetar amerikan, nën dyshimin se ka kryer akte ndaj shtetit.
Kim Hak Song është arrestuar më 6 maj. Ai punonte në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Phenjanit, ka njoftuar agjencia verikoreane, KCNA.
“Një institucion i rëndësishëm tani është duke kryer hetime të detajuara për krimet e kryera nga ai”, ka thënë kjo agjenci.
Edhe një qytetar tjetër amerikan, Kim Sang Dok, u arrestua në muajin prill, për veprime armiqësore, ka njoftuar media shtetërore e Koresë së Veriut.
Arrestimet e qytetarëve amerikanë vijnë në kohën e tensionimit të raporteve mes Uashingtonit he Phenjanit për shkak të programit bërthamor dhe testeve raketore të Koresë së Veriut.