Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong – Un e ka vendosur arsenalin bërthamor të vendit në një gjendje gatishmërie, të shkaktuar nga paralajmërimi i Shteteve të Bashkuara që të përmbahen nga provokimet.
“Ne duhet gjithmonë të jemi të gatshëm që t’i lëshojmë mbushjet tona bërthamore në çdo kohë”, ka thënë sot Kim, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, KCNA.
Ai gjithashtu tha se është i përgatitur ta lëshojë një “sulm parandalues”.
“Në çdo kohë kur Amerikanët…kërkojnë luftë dhe shkatërrim në vendet dhe njerëzit e tjerë, mënyra e vetme për ta mbrojtur sovranitetin tonë është përmes kapaciteteve tona bërthamore”, ka thënë Kim, transmeton Rel.
Koreja e Veriut shpesh përdorë retorika të tilla, në kohët kur rriten tensionet, sikurse në rastin e fundit kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, më 2 mars, në mënyrë unanime aprovoi sanksione më të ashpra kundër Koresë së Veriut.
Foto: Reuters