Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut teston raketat balistike në ujërat japoneze

Koreja e Veriut ka testuar një raketë balistike e cila shkoi rreth 1,000km (620 milje) para se të ulej në ujërat japoneze, raporton BBC.

Raketa ishte nisur nga bregu lindor i Veriut të mërkurën thonë autoritetet japoneze.

Veriut i është ndaluar zhvillimi i teknologjisë së raketave bërthamore dhe balistike me rezolutën e OKB-së.

Por ai kishte premtuar një “përgjigje fizike” ndaj planit të SHBA-së dhe Koresë së Jugut për të vendosur një sistem të avancuar mbrojtës nga raketat në Korenë e Jugut, transmeton KP. Komanda Strategjike e ShBA-së, tha se dy raketa janë qëlluar njëkohësisht të mërkurën dhe kanë shpërthyer menjëherë pas nisjes.

Exit mobile version