Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut teston një armë të re bërthamore

Koreja e Veriut ka testuar një armë të re bërthamore, e para herë që bëhet një test i tillë pas bisedimeve midis Donald Trump dhe Kim Jong-un të cilat përfunduan pa marrëveshje.

Media shtetërore dha disa detaje, por analistët thonë se kjo nuk ka të ngjarë të jetë një kthim në testet e raketave me rreze të gjatë të parë si një kërcënim për SHBA.

Një test i ngjashëm nëntorin e kaluar shihej si një përpjekje për të ushtruar presion ndaj SHBA.

Ka pasur pak përparim në bisedimet bërthamore që nga samiti i fundit.

Në shkurt, Donald Trump dhe Kim Jong-un u takuan në kryeqytetin vietnamez të Hanoi për të diskutuar denuklearizimin, por diskutimet u ndërprenë dhe të dy liderët u larguan papritmas.

Javën e kaluar, Kim tha se Trump duhet të kishte “qëndrimin e duhur” për të vazhduar bisedimet.

Exit mobile version