Koreja e Veriut do të vazhdojë të kryejë teste raketore, pavarësisht dënimit të tyre nga bashkësia ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara, njoftoi zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut, Han Song Rjol.
“Do të vazhdojmë testet e raketave në baza javore, mujore dhe vjetore”, i tha ai për BBC.