Miss Kim, 20 vjeçe, është intervistuar nga një fotograf francez. Ajo zbulon bindjet e të rinjve në vendin aziatik. Nga muzika dhe moda, te ushqimi. “Gratë jo të martuara? S’mund të kenë fëmijë”.
Nuk kanë dëgjuar asnjëherë të flasin për Lady gaga-n dhe janë të bindur që gratë e pamartuara nuk mund të kenë fëmijë. Jeta e përditshme në Korenë e Veriut e treguar nga ata që jetojnë në kryeqytetin Phenian dhe që nuk kanë lënë vendin asnjëherë.
Miss Kim, 20 vjeçe, fotografi francez Eric Lafforgue, e ka takuar dhe shoqëruar në turin e tij të parë për kombin koranoverior. Atij, e reja i ka treguar se si të rinjtë si ajo dhe jo vetëm, e shohin pjesën tjetër të botës.
Mes bindjeve dhe pyetjeve si “e papërshtatshme t’i përgjigjem”. Për shembull, vajza ka shpjeguar se si në Korenë e Veriut ekziston bindja që “gratë e pamartuara nuk mund të mbesin shtatzëna”.
“Nuk ka ndodhur asnjëherë”, thotë ajo.
Dhe, ka shpjeguar se si në vendin e saj dëgjohet para së gjithash muzikë klasike. Ka dëgjuar të flitet për Michael Jackson, por kurrë për Lady Gaga-n. Pyetjes nëse e konsideron diktatorin Kim Jong-un një njeri tërheqës, vajza përgjigjet se është një pyetje “shumë e egër”.
Kush e ka shpikur hamburgerin? Sipas studentes, “Kim Jong-il (babai i presidentit aktual të Koresë së Veriut) në vitin 2009”. Nuk ka çifte që kërcejnë, gratë nuk vallëzojnë me burrat, sepse “janë shumë të druajtura”.
Gratë koreanoveriore nuk i lyejnë flokët, moda nuk u intereson atyre. Por, ka fjalë mjaft të qarta për bukurinë dhe estetizmin: “Një grua duhet të ketë sy të mëdhenj, gojë të vogël dhe lëkurë të bardhë dhe të mos jetë shumë e shëndoshë”. Sipas Miss Kim, personazhi “Topolino” është “thjesht një mi dhe është kinez”.
Gjatë udhëtimit të saj të parë jashtë Phenianit, studentja ka parë një grua me iPad, por ka shpjeguar se nuk e dinte se për çfarë bëhej fjalë. /Gazeta Shqip/