Koreja e Veriut shkrepi dy raketa të tjera në det të martën, ndërsa kritikoi SHBA dhe Korenë e Jugut për ushtrime të përbashkëta ushtarake që fqinji verior i sheh si një kërcënim.
Ministria e Jashtme e vendit ka kritikuar më parë Uashingtonin dhe Seulin për ushtrime të përbashkëta ushtarake, të cilat i sheh si një provë pushtimi, e cila “detyron Korenë e Veriut të zhvillojë, testojë dhe përdorë mjetet e fuqishme fizike të nevojshme për mbrojtjen e vendit”.
Pyongyang thuhet se është ende i interesuar për dialog, por do të kërkojë një “rrugë të re” nëse SHBA dhe Koreja e Jugut nuk ndryshojnë qëndrimin e tyre.
“Mbetemi të përkushtuar për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut. Por dinamika e dialogut do të jetë më pak e parashikueshme nëse vazhdojnë lëvizjet armiqësore ushtarake,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Koresë Veriore.
Koreja e Veriut ka paralajmëruar se do të presë për të parë nëse ushtrimet e gushtit u zhvilluan në të vërtetë për të vendosur fatin e diplomacisë së saj me Shtetet e Bashkuara. Kjo do të ndikojë gjithashtu në vendimin për të pezulluar testet bërthamore dhe raketat me rreze të gjatë veprimi nga ana e Kim Jong-un.
Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut fillimisht nuk konfirmoi fillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake, dhe ministri i Mbrojtjes Jong Kyong-du i tha parlamentit se ushtrimet kishin filluar.
Ai nuk dha detaje të ushtrimeve, të cilat pritej të ishin simulime kompjuterike, dhe jo ushtrime të ushtrisë dhe pajisjeve aktuale.
Koreja e Veriut ka lansuar dy herë raketa me rreze të shkurtër veprimi brenda dy ditëve të fundit.
Ekspertët thonë se lansimet e raketave mund të intensifikohen nëse nuk nisin bisedimet bërthamore, të cilat kanë ngecur qëkur Kim dhe Trump shkurtuan samitin në Hanoi në të cilin ata nuk arritën marrëveshje, madje nuk miratuan as deklaratën e përbashkët. /kp/Telegrafi/