Koreja e Veriut lëshoi të paktën një raketë në brigjet lindore të saj më 2 tetor.
Japonia tha se raketa arriti në Zonën Ekonomike të saj (EEZ). Në anën tjetër Koreja e Jugut tha se raketa mund të ishte nisur nga një nëndetëse.
Sa i përket numrit të raketave, Japonia tha se ato kanë qenë dy, për të shtuar se me veprimet e fundit, Koreja e Veriut po binte në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ky ishte testimi i nëntë me radhë i raketave, që nga qershori kur presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u takuan dhe thanë se ata do të fillojnë përsëri bisedimet për procesin e denuklearizimit të Koresë së Veriut.
Bisedimet që synojnë eliminimin e programeve bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut nuk kanë ecur përpara që nga shkurti kur Trump u takua me Kim në Vietnam, përcjell rel.
Koreja e Jugut tha se njëra nga raketat fluturoi 450 kilometra, duke treguar se mund të ishte një raketë balistike.
Raketa u lëshuan një ditë pasi Koreja e Veriut njoftoi rifillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.
Vetëm në gusht Koreja e Veriut kreu pesë lëshime raketash. /Telegrafi/