Koreja e Veriut ka kërcënuar SHBA-të dhe Jugun pasi stërvitja e tyre e përbashkët ushtarake vijon.
Dy shtetet nisën stërvitjen e përbashkët tradicionale të hënën e 7 marsit, një test i përvitshëm për t’u përgatitur në mbrojtje kundër Koresë së Veriut, që e ka quajtur stërvitjen, lëvizje të luftës nukleare.
Marina dhe ushtria e të dyja shteteve kanë nisur ushtrime të përbashkëta, nga 8 marsi edhe me ushtrinë australiane dhe forcat e armatosura mbretërore të Zelandës së re.
Por, Koreja e Veriut në një reagim të ashpër, paralajmëroi SHBA-të dhe Jugun, se ata janë të përgatitur për tu përballur me çdo forcë.
“Ushtria Popullore e Koresë do të përballojë cdo armik në tokën e saj, me operacione ushtarake, për të çliruar vendin”, tha publikisht spikeri i lajmeve në televizionin shtetëror, KRT, duke cituar gjeneralin e përgjithshëm të Ushtrisë Popullore.
Koreja e Veriut lëshoi dy raketa balistike në det, në një operacion të vëzhguar nga l ideri Kim Jong-un. Ky i fundit ka urdhëruar gjeneralët e ushtrisë së tij që të përmirësojnë aftësitë e tyre për sulme nukleare duke ndërmarrë teste, përkundër rezolutës së adoptuar javën e shkuar nga Këshilli Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.