Site icon Telegrafi

Koreja e Veriut rihapë sot linjën telefonike me botën e jashtme

Koreja Veriore ka shpallur se do ta rihapë të ashtuquajturën “linjë të nxehtë” komunikimit në kalimin kufitar me Korenë Jugore, që është një shenjë e mëtejshme e zbutjes së raporteve ndërmjet dy rivalëve.

Radioja shtetërore verikoreane ka raportuar se do të ripërtërihet lidhja e komunikimit, e cila nuk ishte shfrytëzuar prej vitit 2016, për shkak të mospajtimit të ashpër lidhur me programin raketor balistik dhe atomik verikorean.

Kjo lidhje pritet të rivendoset sot më vonë gjatë ditës në fshatin Panmunjom, në zotën e çmilitarizuar, ka raportuar agjencia Yonhap e Koresë Jugore.

“Besoj se kjo sinjalizon një lëvizje kah një ambient ku komunikimi do të jetë i mundshëm në çdo kohë”, tha zëdhënësi i presidencës së Koresë Jugore, Yoon Yung-chan. /Rel/

 

Exit mobile version