Koreja e Veriut ka raportuar rastin e parë të dyshuar me coronavirus, derisa edhe udhëheqësi i vendit, Kim Jong-un u mobilizua për një takim urgjent.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet e ditur se individi i infektuar hyri në mënyrë të paligjshme në Korenë e Veriut përmes qytetit Kaesgon City më 19 korrik, pasi e braktisi vendin tre vjet më parë.
Agjencia e lajmeve koreane KCNA, raporton se pacienti iu është nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe u vendos në karantinë, së bashku me personat e tjerë që ishin në kontakt me të kohëve të fundit.
Lideri Kim Jong-un, zbatoi masa izolimi për rajonet e Kaesong dhe e shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në një “zonë përkatëse”.
Komisioni Qendror Ushtarak do të hetojë njësinë përgjegjës për hyrjen e paligjshme të pacientit në vend. /Telegrafi/